75 Mall Live Search
15:44 / E Enjte, 17 Mars 2022 / AR

Kerem konfirmon ndarjen nga Hande dhe ka një kërkesë

Prej javësh në media ka qarkulluar lajmi i ndarjes së një prej çifteve më të pëlqyer nga publiku, Hande Erçel dhe Kerem Bursin.

Deri më sot dyshja kishte vendosur të mos fliste publikisht për ndarjen, por tashmë është e konfirmuar. Kerem ka konfirmuar ndarjen nëpërmjet menaxherit të tij dhe ka kërkuar nga gazetarët që të respektojnë privatësinë e tij.

“Nuk ka askënd në jetën e Keremit për momentin. Kërkojmë respekt nga shtypi”, tha menaxheri.

Kujtojmë që Hande dhe Kerem ishin shumë të ndjekur me serialin “Dashuria është në ajër”, ku edhe u njohën.