75 Mall Live Search
14:46 / E Martë, 29 Janar 2019 / indeksADMonline

Kërkesa absurde e zv/ministrit: Kërkon t’iu rritet paga!

Zëvendës ministri i Zhvillimit Ekomonik, Gani Koci (nga PDK) ka bërë një kërkesë të çuditshme në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka kërkuar që t’i rritet paga edhe zv/ministrave të Republikës.

Madje, Koci u ka bërë thirrje kolegëve që të dalin dhe të protestojnë për këtë çështje.

Ndryshe, zv/ministrat e qeverisë kanë pagë 1225 euro (neto).

Postim i plotë:

Ftoj gjithë zëvendësministrat(nuk jemi pak!), që nesër prej orë 12 të marshojmë në sheshin Nëna Terrze, në shënjë paknaqësie me Ligjin për pagat dhe solidarizim me gjithë grevistët!

Nuk di pse po heshtin punëtorët e Ndërrmarrjeve Publike dhe ata të Rregullatorëve ekonomik, që i kanë futë në një thes me shërbyeit civil!