75 Mall Live Search
10:40 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / MSH

Kërkesa e Dibran Hoxhës: “A ka mundësi me gjet një ekspert që tregon çfarë kerri është ky”? (Video)

I akuzuari për vrasje në rastin “Cobra City”, Dibran Hoxha, ka kërkuar gjatë seancës së sotme që gjykata të angazhojë një ekspert për të analizuar pamjet e siguruara si prova nga prokuroria, transmeton IndeksOnline.

“A ka mundësi me gjet një ekspert që me tregu çfarë kerri është ky. Nga kjo pikëpamje që shihet, mjafton me u thonë çfarë marke është. A ka mundësi me ditë a shihet Dibran Hoxha në këtë kerr, a identifikohen targat”, tha Hoxha gjatë deklarimit të tij para trupit gjykues.

Kërkesa e tij vjen pas prezantimit të videoincizimeve që, sipas prokurorisë, tregojnë lëvizjen e veturës së tipit Audi, në të cilën dyshohet se ndodhej Hoxha.

Prokuroria pretendon se e gjithë ngjarja ka zgjatur më pak se 2 minuta, duke u bazuar në kohën e hyrjes dhe daljes së veturës në vendin e ngjarjes.

Gjykimi për rastin “Cobra City” po zhvillohet në Departamentin për Krime të Rënda në Prishtinë, me masa të shtuara sigurie, ndërsa në seancat e radhës pritet të vendoset nëse do të përfshihet edhe një ekspert teknik për analizimin e pamjeve./IndeksOnline/