10:21 / E Martë, 29 Gusht 2023 / LB

Kërkesa e Macron për zgjedhjet në veri/ Kryetari i Zveçanit thotë se mund të tërhiqen pa shku në procedura tjera

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka folur për Kosovën e Serbinë gjatë fjalimit të tij para ambasadorëve francezë në botë.

Ndër të tjera, ai ka kërkuar angazhimin e plotë nga Kosova dhe Serbia për organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit.

Në anën tjetër, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka thënë se e rrugës do të ishte një takim i domosdoshëm mes kryetarëve të këtyre komunave me kryeministrin ose presidenten dhe ai beson se do të kishte arrit një mirëkuptim më u tërhiq pa shku në procedura tjera.

“Ajo kish me qenë më efikase se sa një metodë tjetër. Më procedurë prej 20% është më e gjatë dhe në veri në disa komuna s’mund të arrihet. Shumë më mirë është të na thërras kryeministri ose presidentja dhe besoj për të mirë të qytetarëve dhe shtetit kishim mund me arrit një marrëveshje për shkak të situatës Deri tash s’kem asnjë ftesë prej askujt të takohemi”, ka thënë Peci për IndeksOnline.

Ai ka thënë se si kryetar i Zveçanit nuk po konsultohet fare nga qeveria për vendimet që po i marrin.

Peci nuk ka pranuar të jap ndonjë koment për udhëzimin e ri administrativ që është duke u përgatitur nga MAPL./IndeksOnline/