75 Mall Live Search
20:53 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Kërkesa për zbardhjen e krimeve të luftës, prokuroria pa përgjigjeje

Po bëhen tri vjet që kur u dërgoi letra. Por presidenti Hashim Thaçi nuk bëri me dije nëse morri përgjigjeje nga kryeprokurori Aleksandër Lumezi e as nga Këshilli Prokurorial.

Atyre iu kërkoi zbardhjen e krimeve të luftës së fundit në Kosovë, ndëshkimin e atyre që dhunuan gjatë luftës, vrasjet e shqiptarëve si dhe hulumtimin rreth objekteve religjioze të rrënuara.

Adil Behramaj, këshilltar i Presidenti Thaçi, tha se presidenca nuk do të lëshohet në punët e gjyqësorit.

Kurse kryeprokurori Aleksander Lumezi ka thënë se kompetencat për këtë çështje i janë bartur Prokurorisë Themelore në Pejë. Por kjo e fundi udhëzoi që përgjigjeje të merren nga Prokuroria Speciale në Prishtinë në Departamentin për Krime të Luftës.

Mos deklarime e prokurorëve për zbardhjen e rasteve që i kërkoi presidenti sipas njohësve të drejtësisë, kanë një adresë: mungesa e vullnetit politik për t’i zbardhur këto raste në të vërtetë, shkruan klankosova.

Efat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dyshon se presidenti dhe qytetarët e tjerë do të marrin përgjigjeje për këto raste edhe për një kohë të gjatë, si shkak të vonesës e sheh edhe numrin e vogël të prokurorëve që merren me këto raste.

E për të ndihmuar në zbardhjen e krimeve të serbëve gjatë luftës Këshilli Prokurorial ka krijuar edhe një taskë forcë, pjesë e së cilës është edhe prokurorja e Prokurorisë Speciale,Drita Hajdari.