75 Mall Live Search
18:45 / E Premte, 03 Tetor 2025 / MSH

Kërkesat e banorëve të Bregut të Diellit, prioritet për Kupinën

Kryetari i Lidhjes së Prishtinës, Fehmi Kupina, është takuar me qytetarët e Bregut të Diellit.

Bashkë me ta diskutuan për hallet dhe kërkesat të cilat Kupina thotë se do t’i trajtojë me prioritet, shkruan IndeksOnline.

“Bashkë me Enver Gashin, kandidat për Kuvend Komunal, takuam qytetarë të lagjes Bregu i Diellit.

Shumë halle e kërkesa u shfaqën para nesh të cilat Lidhja e Prishtinës do t’i adresojë me prioritet.

Lidhja e Prishtinës çdo ditë është afër qytetarëve dhe në konsultime të vazhdueshme për t’i përfaqësuar me korrektësi e besueshmëri” u shpreh Kupina.