13:43 / E Hënë, 03 Tetor 2022 / k.v

Kërkesë për paraburgim ndaj një personi për sulm seksual

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit G.P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”, nga neni 183 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 01 tetor 2022, në Gjakovë, ku i dyshuari G.P., e ngacmon seksualisht të dëmtuarën e mitur, e cila derisa ishte në shoqëri të dëshmitares së mitur, i dyshuari i ndjek nga pas me biçikletë, dhe tërë kohës të dëmtuarës i ishte drejtuar me fjalët “Hajde të puthi”, “Hajde afrohu”, e fjalë të tjera degraduese dhe poshtëruese, dhe pasi që e dëmtuara e mitur së bashku me dëshmitaren e mitur takojnë babin e kësaj të fundit, në ato momente i dyshuari largohet në drejtim te pa njohur.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit G.P., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 01 tetor 2022.