15:41 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / k.v

Dhunimi në Gjakovë/ Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit M.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Prokuroria njofton se, më 04 tetor 2022, në Gjakovë, i pandehuri kryen akt seksual me personin tjetër pa pëlqimin e saj, me të dëmtuarën e cila është e mitur. I pandehuri kishte krijuar lidhje dashurie me të dëmtuarën dhe pasi që kontaktojnë dhe takohen, shkojnë në një motel, ku i pandehuri kryen marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën e mitur, dhe më pas paraqitet rasti në polici.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 04 tetor 2022.