75 Mall Live Search
14:53 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kërkesë për paraburgim të personit, që dyshohet se ka përdhunuar një të mitur

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda,  ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin A.K.,  nga Komuna e Gjakovës, për shkak të dyshimit se ai ka kryer veprën penale  “Dhunimi”, nga neni 227 paragraf 6  lidhur me paragraf 1 të KPRK-së.

Rasti ka ndodhur më 31.10.2019, në shtëpinë e të pandehurit, në lagjen Brekoc në Gjakovë, ku ai rreth orës 23:00, e telefonon të dëmtuarën e mitur M.B., dhe e thërret të shkonte në shtëpinë e tij, ku pastaj e kryen aktin seksual me të.

Me këtë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri  ka përmbushur elementet e  veprës  penale të përshkruar më sipër.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit A.K., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30-ditësh.