Kërkim falje ndaj Klinikës së Psikiatrisë të QKUK

IndeksOnline gjatë ditës së premte (18 qershor) ka publikuar një shkrim rreth infrastuktures dhe higjienës në Qendren e Psikiatrisë të Qendres Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Lidhur me këtë shkrim, IndeksOnline kërkon falje publike ndaj këtij institucioni shëndetësor, kjo me faktin që pamjet e ilustruara në këtë shkrim, nuk kanë qenë në këtë Klinikë (ashtu siç pretendohet).
IndeksOnline, për asnjë moment nuk ka dashur të dëmtojë imazhin e kësaj klinike, përveçse të pasqyrojë ambientin ku shërbejnë mantelbardhët.
Puna në media është kaq dinamike, andaj bazuar në këtë fakt edhe gabimet janë njerëzore.
IndeksOnline zotohet se do të raportojë gjithmonë drejt dhe në shërbim të së vërtetës./IndeksOnline/