Kërkim falje publike për policin Feat Zeqiri

Me 19 shtator të këtij viti, në portalin IndeksOnline është publikuar një artikull, ku apostrofohet emri i policit, Feat Zeqiri.
Artikulli me titullin: “Detaje nga Karaçeva: Polic dhe fetar, por mashtrues dhe kontrabandues”, është publikuar nga gazetarët duke u thirrur në burime brenda policisë.
Mirëpo pas reagimit të policit Zeqiri, nëpërmjet avokatit të tij Flakron Sylejmani, të cilët e demantojnë në tërësi artikullin në fjalë, IndeksOnline i kërkon falje publike policit Zeqiri dhe familjes së tij lidhur me dëmin e shkaktuar.
Ne e kuptojmë që është një lëshim nga ana jonë, ku raporti është ndërtuar duke u thirrur vetëm nga disa burime të marra nga policia, por ju sigurojmë se IndeksOnline asnjëherë nuk ka pasur synim ta dëmtoi në asnjë formë policin e apostrofuar./IndeksOnline/