Kërkimet për mërgimtarin në Ujman, asnjë gjurmë as pas 24 orësh

Kanë kaluar tashmë 24 orë që kur nuk dihet asgjë për fatin e mërgimtarit, i cili pasditën e së dielës u hodh në Liqenin e Ujmanit.
Policia dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar nga dita e djeshme për ta gjetur 33 vjeçarin, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga ai.
Theksojmë se operacioni për gjetjen e tij po vazhdon ende./Indeksonline/