75 Mall Live Search
19:03 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / Z S

Kërkimi i 33 vjeçarit që u hodh në Ujman, policia po e skanon zonën

Po vazhdojnë kërkimet për mërgimtarin që të dielën u hodh në Liqenin e Ujmanit.

Rreth operacionit për gjetjen e 33-vjeçarit, detaje për Klankosova.tv kanë dhënë nga Shoqata për Kërkimi-Shpëtim.

Nga kjo shoqatë deklaruan se po bëhet skanimi i zonës.

“Aktualisht po bëhet edhe skanimi i zonës nga policia, pasi që ne nuk kemi mundësi sepse nuk kemi pajisje”, deklaruan nga kjo shoqatë njofton Klankosova.tv.

“Jemi duke bërë mbushjen e bocave. Pasi të bëhet mbushja e bocave të oksigjenit do t’i vazhdojmë zhytjet”./Indeksonline/