19:26 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Kërkimi për daljen nga kriza, Brazili shet deri në 100 kompani shtetërore

Administrata e presidentit të ri të Brazilit, synon të privatizojë ose të mbyllë 100 kompani shtetërore për të reduktuar borxhin publik të shtetit.

Përveç privatizimit, ne duhet të marrim në konsideratë edhe likuidimin e kompanive shtetërore”, tha ministër brazilian i infrastrukturës, Tarsisio Gomes deFreitas, duke shpjeguar nevojën për të reduktuar sektorin e shtetit në ekonomi, dhe për të liruar para për prioritete tjera./Indeksonline/