75 Mall Live Search
12:42 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kërkohej nga gjykata, i gjenden armë dhe drogë në banesë

Policia në Prizren ka arrestuar një person që kërkohej me urdhëresë të lëshuar nga gjykata.

Policia ka bastisur banesën e tij ku janë gjetur  substanca të dyshuara për narkotikë e llojit marihuanë me peshë 162.51 gramë, kokainë me peshë 1.53 gramë, një peshore digjitale, një qese plastike me substancë të dyshuar për narkotikë e llojit “LSD”, 3 (tri) kapsula “Tredon”, një mjet për bluarje të marihuanës, 115 (njëqind e pesëmbëdhjetë) qese të zbrazëta plastike, një telefon celular, një pistoletë, model i panjohur, një karikator me gjashtë fishekë dhe një kuti plastike me 15 (pesëmbëdhjetë) fishekë me kalibër të panjohur dhe një motoçikletë.

Pas përfundimit të intervistimit i dyshuari dërgohet në vuajtje dënimi.