Kërkohej nga INTERPOL, arrestohet nga Policia e Kosovës shtetasi kosovar
Me datën 12.01.2026 Policia e Kosovës, respektivisht, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe në koordinim me Stacionin Policor-Malishevë, kanë bërë arrestimin e një personi të dyshuar shtetas kosovar.
Në njoftim thuhet se i dyshuari përmes INTERPOL-it ka qenë në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Republika e Shqipërisë.

