75 Mall Live Search
16:41 / E Martë, 17 Tetor 2023 / k.v

Kërkohej nga Interpoli/ Policia e Kosovës e arreston turkun e dënuar me 14 vite burg

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), ka vazhduar me sukses kryerjen e detyrave ligjore në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor me shtetet tjera, ku gjatë ditës së sotme pas një pune operativo-hetimore e ka arrestuar shtetasin turk A.P (viti I lindjes 1962), i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Interpol nga ana e autoriteteve turke, dhe i dënuar me mbi 14 vite burgim.

Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), mbetet e përkushtuar në ngritjen dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve tjera dhe me organizatat ndërkombëtare policore dhe të sigurisë, me qëllim arrestimin e personave të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, ekstradimin dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.