Kërkohej për disa vjedhje, bie në pranga i dyshuari në Prishtinë

Një person është arrestuar të dielën mbrëma në Prishtinë pasi që i njëjti ishte në kërkim për disa raste të vjedhjeve të ndodhura javë më parë.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë në rrugën “Isa Kastrati” rreth orës 20:00, transmeton IndeksOnline.
“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti javë më parë kishte kryer disa vjedhje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve./IndeksOnline/