75 Mall Live Search
19:31 / E Premte, 06 Maj 2022 / OSH

Kërkohej për vjedhje të pyjeve, arrestohet në Kaçanik

Policët e stacionit në Kaçanik sot kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet R.T (M/K), i moshës 35 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyjeve ’’, me dënim burgimi prej 120 ditëve.

Sipas njoftimit, pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj thotë se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.