75 Mall Live Search
12:15 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kërkohen inspektime shtesë për vendosjen e flamujve për origjinën e produkteve

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se me qëllim të zbatimit të ligjit të konsumatorit, ka kërkuar nga inspektorati i kësaj ministrie që të bëjnë inspektime shtesë tek operatorët ekonomikë për vendosjen e flamujve për origjinën e produkteve.

Gjatë inspektimeve, inspektorati ka hasur parregullsi në Viva Fresh te rrethi i Flamurit në Prishtinë, e cila me këtë rast është gjobitur.