75 Mall Live Search
12:00 / E Enjte, 08 Shkurt 2024 / S Z

Vodhi gjësende në vlerë 6 mijë euro, policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit

Sektori i Hetimeve të Stacionit të Policisë në Suharekë  është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Vjedhje e rëndë”.

Me datë 14.12.2023 rreth orës 12:00 ne Rr. Mulla Nura ne Suhareke në Lokalin ,,Halili Agentur,, nga persona të pa njohur ka ndodhur një vjedhje e rëndë, sendet e vjedhura arrijnë vlerën 6000 euro.

Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi e të dyshuarit, mirëpo deri tani nuk është  rezultuar në identifikim i tij.

Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr  Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit  76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale,  ku kërkohet  bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit.

Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Suharekë , në numrin 192, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.