Kërkohet 30 ditë paraburgim për të dyshuarit për fajde, Gjykata pritet të marrë vendim gjatë ditës
Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj Ismet Osmani (Curri) dhe ndaj të arrestuarve të tjerë, të dyshuar për fajde, detyrim dhe mashtrim.
Prokurori i këtij rasti Armend Hamiti ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të gjithë të ndaluarit, duke përfshirë edhe Ilir Bojkun, Mentor Maqanin, Adil Thaçin si dhe Rrahim Hashimin.
Vendimin për 30 ditë paraburgim pritet që ta marrë gjatë ditës, Gjykata Themelore në Prishtinë.
Ndryshe mëngjesin e djeshëm Policia e Kosovës realizoi një operacion të gjerë në lagjen Marigona në Prishtinë ku edhe arrestoj Ismet Osmanin, Bojkun, Thaçin, Maqanin dhe më vonë në Vushtrri edhe Rrahim Hashimin.
Në arrati vazhdojnë të jenë edhe Ekrem Lika e Zekë Jasiqi.
Dyshohet se vlera e përgjithshëm që të dyshuarit kanë përfituar në mënyrë të paligjshëm arrin shifrën 2.5 milionë euro, por që dëmi i përgjithshëm i shkaktuar nga këta të fundit kalon shifrën gjashtë milionëshe. /Indeksonline/