20:30 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kërkohet 6 vite burg për Presidentin e Milanit

Deri tani ka dalë në media vetëm kur bëhet fjalë për çështjen që lidhet me stadiumin e ri që Milani dhe Interi duan të ndërtojnë mbi “San Siro”-n ekzistues, por shumë pak ka folur për çështje të tjera si merkato, trajneri, e ardhmja e Milanit e kështu me radhë.

Po flasim për Paolo Scaronin, që ka ende një çështje të hapur pasi u akuzua për korrupsion ndërkombëtar për çështjen Saipem-Algeria dhe që pasi doli i pafajshëm në shkallën e parë, tashmë te apeli i bërë nga Prokuroria është kërkuar 6 vite burg dhe 4 muaj!