75 Mall Live Search
18:14 / E Mërkurë, 31 Gusht 2022 / Gj. Sh

Kërkohet dorëheqja e Albulena Haxhiut

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka thënë se tash mediet po raportojnë që përveç dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë nga pesë të dyshuar, paska pasur me dhjetëra raste të ngjashme.

Ai pyeti se pse kanë heshtur dhe e kanë neglizhuar organet kompetente mbi këto çështje.

Madje, ligjvënësi opozitar kërkoi dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Këtu nuk aq faj/përgjegjësi policia sa prokuroria/drejtësia! E thjeshtë, dorêheqje e ministres së drejtësisë dhe rastet e ngjashme në të ardhmen me marrë pêrgjegjen vetëm me burgim TË PËRJETSHËM”, shkroi ai në Facebook.