75 Mall Live Search
12:31 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Kërkohet drejtësi për këmbësoret që u aksidentuan për vdekje te rruga B

Familjarët e shoqëria civile po mbanë protestë para Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke kërkuar drejtësi për dy këmbësoret që u aksidentuan për vdekje te rruga B.

Gjykata Themelore para dy ditë të dyshuarit 20-vjecar që goditi viktimat e dënoi me vetëm 3 vjet e gjysmë burg.

Poashtu, sipas këtij vendimi, personi në fjalë do të gjykohet në liri, transmeton Indeksonline.

Mirëpo, këtë po e kundërshtojnë familjarët e F.R dhe L.A bashkë me shoqërinë civile të cilët po kërkojnë që të behet rishikimi i vendimit, ngritja e dënimit për personat që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit e të tjera.

“Shkel e shko”, “Drejtësi e ke dh*”, “2 jetë, tri vjet burg”, janë vetëm disa nga thirrjet që po bëhen në këtë proteste./Indeksonline/