17:12 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kërkohet drejtësi për vrasjen e 17 vjeçarit në Prishtinë

Familjare, shokë dhe shoqe të të ndjerit Shkëlqim Pllana, i cili u therr me thikë më 10 dhjetor  në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë, kanë paralajmëruar protestë.

Protesta  do të mbahet të enjtën në sheshin “Zahir Pajaziti” të kryeqytetit në orën 13:00. Familjarë të 17 vjeçarit kanë thënë se me këtë protestë kanë për qëllim që të kërkojnë drejtësi për vrasjen e më të dashurit të tyre.

Njëkohësisht ata bën me dije se përmes kësaj protestë kanë për qëllim që të sensibilizojnë opinionin që raste si ky të mos përsëritën më.