75 Mall Live Search
20:00 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kërkohet ekspertizë ndërkombëtare edhe për mbytjen e 17 vjeçarit në lumin Ibër në vitin 2015

Kryetari i Komunës se Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reagur lidhur me raportin e ekspertizës për rastin e Astrit Deharit.

Bahtiri përmes një postimi në facebook ka thënë se arrestimi i tij ishte politik dhe këtu lind dyshimi i bazuar se edhe vrasja mund të jetë e paramenduar dhe përgatitur mirë, për të arritur qëllime të caktuara.

Ndër të tjera Bahtiri ka kërkuar ekspertizë ndërkombëtare edhe për 17 vjeçarin Sead Alushi i cili u mbyt në lumin Ibër në vitin 2015.

“Shteti i Kosovës siç ka kërkuar ekspertizë për këtë rast, duhet të kërkoj ekspertizë ndërkombëtare edhe për mbytjen e 17 vjeçarit Sead Alushi në lumin Ibër në vitin 2015, rast të cilin e kishte mbyllur një prokuror i EULEX-it, ani pse në raportin e autopsisë kishte te dhëna qe djaloshi kishte vdekur nga lëndime të marra në kokë”, ka theksuar Bahtiri.

Ja postimi i plotë:

Pas ekspertizës së institutit zviceran të publikuar sot ku konstatohet se Astrit Dehari është mbytur, institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës duhet të ndërmarrin veprime efikase dhe konkrete për zbardhjen e kësaj vrasje.

Arrestimi i tij ishte politik dhe këtu lind dyshimi i bazuar se edhe vrasja mund të jetë e paramenduar dhe përgatitur mirë, për të arritur qëllime të caktuara.

Shteti i Kosovës siç ka kërkuar ekspertizë për këtë rast, duhet të kërkoj ekspertizë ndërkombëtare edhe për mbytjen e 17 vjeçarit Sead Alushi në lumin Ibër në vitin 2015, rast të cilin e kishte mbyllur një prokuror i EULEX-it, ani pse në raportin e autopsisë kishte te dhëna qe djaloshi kishte vdekur nga lëndime të marra në kokë.

Përfundimisht drejtësia duhet të vihet në vend dhe vrasësit të marrin dënimin e merituar, pavarësisht kush janë ata.