14:47 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Kërkohet koncert Live nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi

Pas një periudhe të gjata ‘misteri’, tani më ata iu rikthyen publikut dhe adhuruesve të tyre.

Çifti, Aida Baraku dhe Armend Rexhapagiqi madje erdhën më të fuqishëm se kurrë. Ata krijuan projekte muzikore për emra të njohur të estradës.

Kujtojmë javë më parë, këngën “Tavolina e Mërzisë” kënduar nga Elvana Gjata që e krijuan pikërisht dyshja.

Gjithashtu një pjesë të këngëve të albumit “Fortuna” ,mbajnë vulën e tyre, ku në mesin e këtyre projekte Tuna realizoi një bashkëpunim edhe me Armendin.

Ndërsa, tani adhuruesit e çiftit duan një koncert live nga ta, të cilët kanë hapur një faqe në rrjetin social Facebook ku po bëjnë thirrje për një event të tillë.

Kujtojmë që këngët e Armendit dhe Aidës janë hite të pavdekshme, të cilat dëgjohen në çdo kohë dhe nga çdo moshë./Indeksonline/