Kërkohet kursimi i ujit të pijshëm, nuk ka ujë të mjaftueshëm

Ujësjellësi Prishtinë ka bërë thirrje të gjithë konjsumatorëve që të kursejnë ujin e pijshëm ngaqë nivelet e liqeneve janë të ulëta.
Në njoftim theksohet se niveli i liqenit të Batllavës është 8.36 m nën kuotën maksimale ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 10.05 m nën nivelin maksimal.
“Duke kërkuar nga ju që ujin e pijshëm të shpenzoni në mënyrë racionale, ju njoftojmë me gjendjen e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava dhe Badoci. Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 627.64 m mbi nivelin e detit ose 8.36 m nën kuotën maksimale të kapërderdhjes ndërsa, niveli i ujit në liqenin e Badocit është 639.80 m mbi nivelin e detit ose 10.05 m nën nivelin maksimal”, thuhet në njoftim./