75 Mall Live Search
09:09 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / A

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje në Prizren

Më 22.02.2025, rreth orës 19:50, Stacioni policor në Prizren ka pranuar një informatë se në rrugën “Kamber Bruti” në Prizren, rreth orës 19:00, një person i panjohur është hasur duke dalë nga shtëpia e të dëmtuarit. Sipas deklaratës së të dëmtuarit, personi në fjalë – i dyshuari – ka marrë para të gatshme dhe stoli ari nga shtëpia, me vlerë rreth 3,000 euro.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë është siguruar fotografia e të dyshuarit, mirëpo deri tani nuk është arritur identifikimi i tij.

May be an image of street

Me qëllim të ndriçimit të rastit, Prokuroria Themelore në Prizren ka lëshuar autorizim, në pajtim me nenin 76, paragrafi 2 të Kodit të procedurës penale të Republikës së Kosovës (KPPRK), për publikimin e fotografisë së të dyshuarit në mediume televizive dhe rrjete sociale. Kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e tij.

Ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informatë apo njohuri për vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografi, të kontaktojnë policinë në Prizren përmes numrit 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të Policisë së Kosovës, apo në cilindo stacion policor në vend.