75 Mall Live Search
13:39 / E Hënë, 31 Mars 2025 / S Z

Kërkohet ndihmë për Alpin e vogël, vuan nga një sëmundje e rëndë

Familja Selmonmusaj  nga Peja po kërkon ndihmë për Alpin e vogël, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë.

Alp Selmonmusaj i lindur me 17.11.2023 në Pejë vuan nga një sëmundje e rëndë (TU retrobulbaris).

Alpi aktualisht po trajtohet jashtë vendit, në njërin nga spitalet e Turqisë.

Deri tani familja ka mbështetur financiarisht  trajtimin e Alpit, por kostoja e trajtimit është shumë e lartë 160 mijë euro dhe familja po kërkon ndihmë për trajtimin e mëtutjeshëm të tij.

Numri kontaktues : +383 49 277 877