75 Mall Live Search
09:36 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kërkohet ndihmë për familjen Abazi, pas vdekjes tragjike të 2 djemve, në Shqipëri

Në Internet ka nisur mbledhja e të hollave për dy djemtë e familjes Abazi që ndërruan jetë tragjikisht pas tërmetit, në Shqipëri.

Në këtë fushatë për mbledhje të parave që ka nisur online, shkruhet se familja Abazi ka kushte të vështira familjare, derisa, dy djemtë e familjes, Shemsedini dhe Isai kishin shkuar në Durrës për të punuar.

Kujtojmë se trupi i pajetë i njërit nga vëllezërit Abazi u gjet sot në orët e para të mëngjesit, pas shumë orë kërkimesh.