75 Mall Live Search
11:49 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / H F

Kërkohet ndihmë për gjetjen e një fëmije të humbur nga Mushtishti

Një fëmijë 9-vjeçar është raportuar i humbur sot në fshatin Mushtisht. Bëhet fjalë për Fatos (Fadil) Jakupin, i cili është parë për herë të fundit mëngjesin e sotëm.

Fatosi ishte i veshur me farmerka të gjelbëra, një “maicë” ngjyrë hiri me mbishkrime dhe sandale. Familja dhe autoritetet lokale janë në kërkim intensiv dhe i bëjnë thirrje qytetarëve që të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.