14:48 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / LB

Kërkohet ndihmë për mjekimin e Pajtim Krasniqit nga Tërpeza e Malishevës

Pajtim Krasniqi nga fshati Tërpezë komunës së Malishevës është diagnostifikuar me një problem shëndetësor, i cili nuk mund të trajtohet në vendin tonë.

Kostoja e këtij intervenimi kap shifrën e 30 mijë eurove që është e papërballueshme për Pajtimin dhe familjen e tij.

“Prandaj kërkojmë që secili që e sheh këtë postim, që ka mundësi e vullnet të kontribuojë për shërimin e Pajtimit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi më poshtë:

K Ë R K E S Ë   PËR   N D I H M Ë

Të nderuar bashkëvendas, shokë e miq, duke e ditur shpirtin solidar dhe human nga secili prej jush, morem të drejtën të ju paraqesim këtë kerkesë.

Shoku, djali e bashkëvendasi ynë PAJTIM FERAT KRASNIQI është diagnostifikuar me një problem shendetësor, i cili fatkeqësisht nuk mund të trajtohet në vendin tonë. Në informatat e para që kemi marr, kosto e këtij intervenimi arrinë shifren 30 000 mijë euro, që është e paperballueshme për Pajtimin e familjen e tij.

Ne, si shokë, kusheri e farefis me pelqimin edhe të familjes kemi filluar grumbullimin e mjeteve.

Prandaj kërkojmë që secili që e sheh këtë postim, që ka mundësi e vullnet të kontribuojë për sherimin e Pajtimit.

Bashkangjitur gjeni

1. Raportin e mjekëve nga QKUK;

2. Xhirollogarinë e Pajtimit për ato që dëshirojnë të bëjnë transfer direkt në bankë;

3. Listen dhe shumën e mbledhur deri tash.

Personat kontaktues (komisioni):

Salih Krasniqi    049 946 495

Bashkim Krasniqi  045 222 337

Valmir Krasniqi  048 690 360

Jeton Krasniqi  049 130 058

Naser Krasniqi 044 392223

Xhemshir Krasniqi 044 852 500