75 Mall Live Search
10:19 / E Premte, 04 Tetor 2024 / H F

Kërkohet ndihmë për një 12-vjeçar nga Pozherani për trajtim mjekësor jashtë vendit

12-vjeçari Ymer Halabaku nga Pozherani ka nevojë urgjente për trajtim mjekësor jashtë vendit. Familja e tij po përballet me sfida të mëdha financiare dhe kërkon ndihmën tonë për të mbuluar kostot e trajtimit.

Çdo kontribues mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës së tij. Të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë mund të kontaktojnë në numrin e telefonit  ose të kontribuoni në llogarinë bankare.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë!

Ymer H. Halabaku, një djalosh 12-vjeçar, nxënës i klasës së 7-të në Pozheran, është diagnostikuar me leukemi akute myeloide. Mjekët rekomandojnë trajtim urgjent jashtë vendit.

Familja e Ymerit nuk ka mundësi t’i mbulojë shpenzimet e trajtimit, prandaj kërkojnë ndihmën e të gjithëve ne, njerëzve të vullnetit të mirë.

Të bëhemi bashkë për Ymerin! Çdo kontribut i vogël ka rëndësi të madhe.