75 Mall Live Search
11:01 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / k.v

Kërkohet nga institucionet të marrin masa për ndalimin e dhunës ndaj punëtorëve shëndetësorë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj punëtorëve shëndetësorë në Shërbimin e Urgjencës në Prizren.

Përmes një komunikate shtypi, Federata thotë se dhuna ndaj punëtorëve shëndetësorë është e papranueshme dhe e patolerueshme, ndërkaq ka ftuar organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konform legjislacionit në fuqi që ndaj kryerësve të kësaj vepre të shqiptohet dënimi meritor.

“FSSHK-ja fton të gjithë aktorët relevantë shtetërorë, që të ngrenë zërin e tyre, t’i bashkojnë forcat në mënyrë që sulmet ndaj personelit shëndetësor të shoqëruara me dhunë fizike të luftohen fuqishëm. Punëtorët shëndetësorë po dëshmohen qdo ditë për punën, profesionalizimin dhe përkushtimin e tyre në orfimin e shërbimeve shëndetësore ndaj qytetarëve të vendit, me gjithë faktin e përballjes me kushtet e punës, sigurinë gjatë kësaj periudhe me pandeminë COVID-19, por edhe në përditshmërinë e tyre”, thuhet në njoftim.