75 Mall Live Search
09:34 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kërkohet nga Real Madrid dhe Manchester United, Pochettino flet për të ardhmen e tij

Trajneri i Tottenham Spurs, Mauricio Pochettino me punën që po bën ka tërhequr interesimin e skuadrave të mëdha si Real Madrid dhe Manchester United.

Përkundër interesimit të këtyre skuadrave, trajneri i Spurs në një intervistë tha se nuk është duke menduar për të ardhmen, transmeton Indeksonline.

Pochettino dëshiron që të fitoj një trofe me ekipin londinez por ai nuk e sheh vetën tek Spurs në 10 vitet e ardhshme.

Po ashtu ai lëvdoi punën që po bën kryetarit të klubit Daniel Levy.

“Ai (Levy) është duke punuar shumë që të lë trashëgimi përgjithmon këtu dhe mendoj se është fantastike.”, filloi Pochettino.

“E di qartë se çfarë dëshiron klubi nga unë dhe po mundohem ta bëjë punën time në kushtet më të mira.”, vazhdoi ai.

“Unë nuk jam person që mendoj të qëndroj 10 vite këtu për të ndërtuar diçka.”, u shprehë Pochettino duke lënë të hapur mundësin e largimit.

Trajneri Mauricio Pochettino mori drejtimin e Spurs në vitin 2014 por ende nuk ka fituar ndonjë trofe./Indeksonline/