21:31 / E Hënë, 27 Prill 2020 / indeksADMonline

Kërkohet nga United dhe Arsenal, mirëpo mesfushori i refuzon të dyja

Një nga lojtarët më të vlerësuar në këtë sezon të Premier League është padyshim Wilfred Ndidi.

Nigeriani ka shkëlqyer me Leicester dhe është në radarin e Manchester United e Arsenal, që e shohin si lojtarin ideal për të përforcuar mesfushën.

Gjithsesi, pavarësisht interesimit të dy gjigantëve anglezë, Ndidi është i përqendruar te Leicester dhe këtë gjë e pranon edhe në një intervistë për “ESPN”, ku shprehet:

“Kemi bërë shumë mirë dhe po e shijoj futbollin që po luaj këtu. Kam një kontratë me Leicester dhe do ta respektoj. Po mësoj dhe po përpiqem të mësoj çdo ditë. Jam i lumtur këtu dhe nuk dua të largohem.”

telemedia.al

23-vjeçari është pjesë e “Dhelprave” që nga viti 2017, kohë kur u ble nga Genk për gati 18 milionë euro. Kartoni i Ndidi vlerësohet për momentin 36 milionë euro sipas “Transfermarkt”.