Kërkohet një president, Rama vendos sot datën e zgjedhjes me votat e PS

Shqipëria është në kërkim të ethshëm për të gjetur një President, por zgjedhja e tij tashmë është bërë ekskluzivitet i kryeministrit, i cili do ta shpallë atë vetëm pasi sot të vendoset data për raundin e katërt të votimit në Kuvend.
Ndonëse Rama e ka vendosur se kush do të jetë emri i ri në krye të shtetit, publikisht asgjë nuk thuhet.
Këtë radhë, Rama luajti bukur me skemën e zgjedhjes së Presidentit të ri duke e mbajtur të fshehtë emrin e tij.
Ai dogji të tre raundet e para që kërkonin edhe votat e opozitës dhe tani, do të shpallë emrin që duhet të votojë mazhoranca socialiste.
Burime thonë se emri që Rama ka zgjedhur është sa surprizë aq edhe i pranueshëm për opozitën.
Por derisa të dalë ky emër, duhet që më parë, sot në orën 14 Konferenca e Kryetarëve të mblidhet për të caktuar datën për zhvillimin e raundit të katërt të votimit.
Një votim ku mjaftojnë pro-të e 71 prej 140 deputetëve të Kuvendit. PS ka më shumë se 75 vota pro, kështu që do ta zgjedhë lehtësisht presidentin e ri. /noa.al