75 Mall Live Search
14:06 / E Premte, 10 Maj 2024 / L K

Kërkohet paraburgim ndaj policit gjakovar, për 6 muaj e ngacmoi seksualisht një të mitur

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj policit Art Dafota.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i pazuar se polici i gjeneratës së re, Arbër Dafota nga muaji dhjetor i vitit 2023 e deri më 08.05.2024, në Gjakovë, e ngacmon seksualisht në vazhdimësi personin e dobët të dëmtuarën/e mitur, në formë të sjelljes së padëshiruar verbale dhe jo verbale të natyrës seksuale me qellim të cenimit të dinjitetit.

I pandehuri dhe e dëmtuara, e mitur ishin njoftuar përmes rrjeteve sociale, i dërgon mesazhe të natyrës seksuale, me të cilat veprime të dëmtuarës ia cenon dinjitetin dhe tek ajo krijon një mjedis i cili objektivisht është frikësues, degradues dhe poshtërues./Indeksonline/