Kërkohet paraburgim ndaj të ekstraduarit nga SHBA-ja, dyshohet për vrasje e armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka marr aktvendim për rifillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me inicialet D.LL.
“I njëjti është arrestuar me urdhër arrest ndërkombëtar dhe është ekstraduar nga SHBA në Kosovë, nën dyshimin se me dt. dt.12.07.2003, ka kryer veprën penale të vrasje nga neni 30 par.2 pika 3 të LPK-së, si dhe veprën penale mbajtja pa autorizim të armëve dhe municionit nga neni 8 par.8.5 lidhur me par.8.3 të rregullores së UNMIK-ut 2001/7.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.