75 Mall Live Search
14:03 / E Martë, 02 Korrik 2024 / S Z

Kërkohet paraburgim për 19-vjeçaren nga Podujeva, që abortoi në mënyrë të paligjshme

Një 19-vjeçare nga Podujeva një ditë më parë ka kërkuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi që kishte kryer abort në mënyrë të paligjshme.

Për 19-vjeçaren, me inicialet XH.L  Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

Lajmin për Dukagjinin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Sipas saj, kjo kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës është bërë për shkak të veprës penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”.

“Ju njoftojmë se Prokurori i shtetit, pranë gjykatës kompetente, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj XH.L., për shkak të veprës penale ‘Vrasja e foshnjës gjatë lindjes’, sipas KPRK-së”, ka thënë Ulaj.