75 Mall Live Search
16:18 / E Premte, 30 Janar 2026 / F.R

Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KKZ të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për pesë persona.

Sipas njoftimit, fjala është për katër Komisionerë të dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit” dhe një në cilësinë e Kryesuesit të Komisionit Zgjedhor KKZ Prizren, i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Nga ora 14:00, deri në ora 16:00, kanë përfunduar tre (3) seanca dëgjimore, kurse seanca  e 4-të dëgjimore, do të mbahet në orët në vijim”.

“Gjykata brenda afateve ligjore do të përpilon vendimet referuar kërkesave së Prokurorisë Themelore Prizren, dhe do të njoftojmë mediat për vendimet e Gjyqtarit të procedurës paraprake”, u tha në njoftimin e GjTh të Prizrenit.