Kërkohet paraburgim për babain që plagosi djalin e tij në Ferizaj
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.M., nga fshati Jezerc, me dyshimin se i njëjti me datë 16 Prill 2019, pas një mosmarrëveshje mes tyre, me dashje, ka tentuar që ta privoj nga jeta të dëmtuarin- djalin e tij RR.M.
Ai ka shtënë me armë njëherë në ajër e pastaj në drejtim të tij duke e goditur në këmbën e majtë, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore, me të cilën do të kryente veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Indeksonline/