75 Mall Live Search
10:09 / E Mërkurë, 10 Prill 2019 / indeksADMonline

Kërkohet paraburgim për burrin që rrahu gruan e tij në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, në gjykatën e këtij qyteti, kundër të pandehurit A.K., nga Komuna e Gjakovës, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “ lëndim i lehtë trupor”.

Sipas prokurorisë, të hënën më 08 prill në banesën e tyre në Gjakovë, pas një mosmarrëveshje paraprake, i pandehuri A.K., i shkakton lëndime të lehta trupore bashkëshortes së tij M.P., duke e goditur me grushte në tërë trupin, goditje këto të cilat kanë vazhduar edhe më shumë kur e dëmtuara me zë të lartë ka kërkuar ndihmë, dhe kështu e njëjta ka lëndime në të dy duart dhe në supin e djathtë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit A.K., ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.