75 Mall Live Search
14:06 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kërkohet paraburgim për dy personat që ndihmuan Kamer Metajn për grabitjen në Istog

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurve, Y.M dhe U.M., për shkak se të kishin për të kryer vepër penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale “Vjedhje Grabitqare”.

Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj dy të pandehurit, Y.M dhe U.M, në drejtim të kësaj vepre penale. 

Seanca e procedurës së paraburgimit është mbajtur para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do vendosë lidhur me kërkesën e prokurorisë.​ /Indeksonline/