75 Mall Live Search
10:02 / E Enjte, 03 Mars 2022 / AR

Kërkohet paraburgim për dy personat që u kapën me 1 kg kokainë

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy të pandehurve, F.B. dhe D.G., nën dyshimin se, të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimit ,shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 267, paragrafi 1, lidhur me nenin  31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës për caktimin e masës se paraburgimit, tek të dy të pandehurit F.B., dhe D.G., Policia e Kosovës gjatë kontrollit ka gjetur  dhe sekuestruar 1090 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Prokurori i shtetit është  duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore deri në ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale. ​