Kërkohet paraburgim për grupin e grabitësve në Ferizaj
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda ka njoftuar se sot ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve: G.D., R.H., Ç.D.
Ky grup me 14.04.2019, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, saktësisht në pikën e derivative “IT Petrol”, të dyshuarit së bashku edhe me dy të dyshuarit e tjerë të mitur D.M., dhe A.T ., kanë kryer grabitjen, të maskuar.
Nën kërcënim të mjeteve të rrezikshme-thikave, kanë hyrë në marketin e kësaj pike derivatesh, ku nga kasaforta kanë arritur të grabisin shumën e të hollave në vlerë prej 740 euro, me të cilën do të kryenin veprën penale “Grabitja” ./Indeksonline/