75 Mall Live Search
14:06 / E Mërkurë, 18 Shtator 2024 / S Z

Kërkohet paraburgim për mësimdhënësen, që dyshohet se mashtroi me subvencione

Një mësimdhënëse është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Pejë si e dyshuar për mashtrim me subvencione.

Sot Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Kjo u konfirmua për Klankosova nga zëdhënësi Shkodran Nikçi.

“Njëkohësisht është nxjerr aktvendimi për fillimin e hetimeve”, tha ai.

Dyshohet se mësimdhënësja në fjalë i ka mashtruar bujqit në lidhje me subvencionet kinse se do t’u ndihmojë atyre për aplikim.

Mësimdhënësja dyshohet se iu ka marrë para atyre, kinse për t’ju siguruar serra të xhamit gjatë periudhës 2022-2024.

Policia në shtëpinë e saj në Loxhë, gjatë ditës së djeshme ka sekuestruar një llaptop, një vulë, disa folldera me dokumente të ndryshme dhe një telefon.

Vlera e dëmit të përgjithshëm llogaritet të jetë 30 mijë euro.