Kërkohet paraburgim për një person të arrestuar në Ferizaj për shitblerje të narkotikëve
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.H.,- Prizren, për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 03.02.2026, rreth orës 19:14, në rrugën ‘’Brahim Ademi’’, tek rrethi afër FSK-se në Ferizaj, i pandehuri pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofrimit për shitje substanca psikotrope, analoge apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, në atë mënyrë që nga hetuesit e DHTN-Ferizaj pas ndaljes dhe kontrollimit te veturës “Renault Clio”, në kroskotin e veturës nga ana e pasagjerit ka rezultuar me gjetjen e një qese najloni (dozë) substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 206.90 gram, e pastaj DHTN-Ferizaj ne bashkëpunim me DHTN -Prizren kryen kontroll-bastisje të shtëpisë- pronë e babait të të dyshuarit në Prizren, kontroll i cili rezulton me gjetjen e dy (2) qeseve najloni (doza) me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshe 8.15 gram, doza të cilat ishin gjetur ne dhomën e tij, të cilat janë sekuestruar nga ana e policisë, me këtë do të kryente veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
I pandehuri F.H., që nga data 03 Shkurt 2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh për veprën penale të lartëcekur.

